AKTUALITET

“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, Flutura Açka përlotet në “Dola te Ola”, zbulon si e thërriste i biri

20:38 - 20.11.22 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Deputetja dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Dola te Ola”.




Ajo rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, duke bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj.

Teksa u shfaq një fotografi ku ajo mbante në krahë të vogël, djalin e saj të ndjerë, shkrimtarja tha se të qenurit nënë ishte prova më e bukur. Deputetja tregoi se ndryshe nga shumë mike të sajat të cilat kanë qenë të përkushtuara në karrierë, ajo gjithmonë e ka dëshiruar dhe kërkuar mëmësinë.

Flutura mes emocioneve rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të veçantë që ka patur me të birin i cili siç tha e kishte pagëzuar me emrin Flutneshë (një miksim i emrave Flutura dhe burrneshë). “Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, tha Açka, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë lotët që gjithësesi nuk mund t’i fshihte.

Në programin “Dola te Ola” u shfaq edhe një fotografi, për të cilën Flutura tha se është realizuar në 10 ditët e fundit të jetës së djalit të saj. Mes lotësh shkrimtarja zbuloi se i biri nuk dëshironte që të bënte fotografi kur ishte sëmurë, pasi nuk donte që prindërit e tij ta mbanin mend ashtu.

Shkrimtarja e njohur tregoi se deri ditën e fundit të jetës djali i saj ishte i buzëqeshur, sikurse shihej në fotografitë që u shfaqën në studio.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.