Kronikë

VIDEO/ Aksidenti me të lënduar në Vlorë, policia: Mbetën të dëmtuar dy drejtuesit dhe një pasagjer! Ndodhen nën kujdesin e mjekëve

20:35 - 21.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin si pasojë e të cilit mbetën të lënduar tre persona mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, duke bërë me dike se të dëmtuarit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.




Me anë të një njoftimi, autoritetet njoftuan se ngjarja u shënua rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.