AKTUALITET

Balluku kampione e shkeljeve dhe abuzimeve me tenderat. KLSH: I ka shkaktuar shtetit 130 milionë euro dëm ekonomik

22:44 - 24.11.22 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Një ditë pas publikimit të raportit tronditës të Kontrollit të Lartë të Shtetit për institucionet qeveritare, ku rezulton se vetëm në 9 muaj institucionet qeveritare kanë kryer shkelje e abuzime rekord, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 1.1 miliardë eurosh, të tjera detaje dalin në dritë.




Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se janë 43 institucione të cilat vetëm duke mos zbatuar drejt dhe sipas ligjit kontratat e realizimit të tenderave publikë, kanë kryer shkelje e abuzime që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 421 milionë lekë, ose 4 milion euro.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga ministrja Belinda Balluku mban rekordin e shkeljeve në zbatimin e kontratave të tenderave si dhe procedurave të prokurimit. Vetëm ministria e Ballukut, me skualifikimet e ofertuesve, kualifikimin e ofertave më të ulëta apo me procedurat e prokurimit me një pjesëmarrës dhe një fitues njëherësh, i ka shkaktuar shtetit një dëm 130 milionë lekë, e ndjekur nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare me 36 milion lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me rreth 24 milionë lekë, ministria e Mbrojtjes me 26 milionë lekë, etj.

Sa i përket shpenzimeve qeveritare, dëmi kryesor haset në fushën e investimeve, me një vlerë prej 454 milionë lekësh apo afërisht 4.2 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.