AKTUALITET

Gjykata e lë sërish pas hekurave/ Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon!

13:01 - 24.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.




Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i kërkoi Gjykatës së Posaçme masë të re sigurie “arrest në burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllakon i cili ndodhet në qeli për Inceneratorin e Elbasanit, por masa u refuzua dy javë më parë.

Pas refuzimit, SPAK iu drejtua Apelit të së Posaçëm, i cili sot rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke vendosur masë të re “arrest me burg”. SPAK u zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe një komunikim i Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.