AKTUALITET

EMRAT/ Ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar për kokainën e kapur në Fier, mes tyre një vajzë!

12:18 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar për kokainën e kapur në Frakull të Fierit, e fshehur në thasët me pleh kimik të gjetura në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut, ish kreu i komunës së Frakullit dhe aktualisht drejtor i administratës në OST.




Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi nga Kolumbia Zamir Rodriguez.

Kokaina u kap në Rrugën e Arbrit, një prej trafikantëve lidhje me bosin e drogës që ndodhet në Dubai:

Një nga personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier një natë më parë, e fshehur në thasët me pleh kimik, është Bledar Matoshi.

Ky i fundit, njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine.

Matoshi u ndalua në rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë. Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.