AKTUALITET

“Kokaina u prit derisa të merrej nga porositësi shqiptar”/ Mediat malazeze, detaje për laboratorin e drogës në Fier

10:10 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat në Malin e Zi kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me kokainën e kapur në Portin e Tivarit dhe që më pas do të transportohej pikërisht në laboratorin e ngritur në Frakull të Fierit. Sipas “Vijesti” njëzet paleta të ngarkuara me pleh artificial për tartuf mbërritën në portin e Tivarit në mes të korrikut, ku mes thasëve me pleh kishte edhe kokainë.




Sipas informacioneve, inspektorët e Departamentit për Luftimin e Kontrabandës së Drogës në Mal të Zi vendosën të mos kapnin menjëherë kokainën, por të prisnin që klienti të vinte për dërgesën. Hetimi 4 mujor dhe rezultat pikërisht ditën e djeshme, kur edhe u finalizua operacioni.

“Në territorin e Shqipërisë u arrestuan të dyshuarit për kontrabandë kokaine, ndërsa inspektorët kontrolluan hangarët në pronësi të klientit në një zonë në afërsi të Tiranës”, thuhet në shkrimin e medias malazeze, duke theksuar se në pranga u vunë 15 persona.

SINJALI I PARË

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj. Në aksion u përfshi policia vendase shqiptare dhe DEA. Ndërkohë që policët dhe doganierët ruanin ngarkesën, në fshehtësi të rreptë, personat e lidhur me agjentin e plehrave ishin nën vëzhgimi.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Mal të Zi, Rada Millosheviç, ka thënë për “Vijesti” se policët kanë zbuluar një ngarkesë me kokainë në thasë me pleh.

“Bëhet fjalë për një ngarkesë me pleh të porositur nga një person fizik nga Shqipëria. Kam porositur një skanim të kontejnerit dhe skaneri nuk tregoi asgjë të dyshimtë, por edhe pas kësaj pata dyshim se ngarkesa ishte e dyshimtë, sepse këtë e tregoi analiza e sektorit në administratë, e cila në atë kohë ishte me në krye Zheljko Ivanoviç. Kemi kërkuar nga policia dhe nga qendra mjeko-ligjore që të bëjnë një analizë laboratorike, e cila ka treguar se kokaina është dekompozuar në pleh”, tha Millosheviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.