Kronikë

Aksident me humbje jete në autostradën Tiranë-Durrës, viktima dy pasagjere! Në gjendje të rëndë shoferi 26-vjeçar

07:43 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës mëngjesin e kësaj të diele.




Sipas News 24, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë ndërruar jetën dy pasagjerët, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit është shtetasi A.T, 26 vjeç, ndërkohë që deri tani është identifikuar vetëm njëra nga viktimat, një 26-vjeçare me inicialet S.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.