AKTUALITET

“Bentley”, “Mercedesë” dhe “Audi” të ‘mbështjellë’ me Flamurin Kombëtar! Si e festuan shqiptarët Ditën e Pavarësisë në Tiranë? (VIDEO)

22:40 - 28.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria feston këtë të hënë 110-vjetorin e pavarësisë, e cila është shoqëruar me urime të shumta të faktorëve politikë të vendit tonë, por edhe të huaj që në orët e hershme të paradites sotme.




Me këtë rast po zhvillohet edhe një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej nga Dua Lipa ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

Festimeve, nuk kanë ngurruar t’iu bashkohen edhe qytetarët e tjerë, të cilët kanë “marshuar” në rrugët e kryeqytetit me automjetet e tyre.

Në një video të siguruar nga LSA, duket qartë se ndër makinat e përdorura nga shqiptarët janë ndër markat më luksoze, si “Bentley”, “Audi” dhe “Mercedes Benz”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.