AKTUALITET

Vasili: Shkretimi i bujqësisë dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria, mision i Ramës

14:37 - 30.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me disa të dhëna të publikuara për sektorin e blegtorisë në vendin tonë.




Vasili e cilëson tronditës faktet, ndërsa sipas tij Rilindja po rrënon qëllimisht blegtorinë. Ai rendit disa shifra, ku nënvizohet fakti se “Shkretimi i bujqësisë shqiptare dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria ky është misioni i vetëm Edi Ramës!”.

Reagimi i Petrit Vasilit 

Fakte tronditese te rrenimit te qellimshem te blegtorise nga rilindja!

Ja faktet tronditese:

1️⃣ Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja Shqiperia mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht ne krahasim me te gjitha vendet e BE.

2️⃣ Shqipëria arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.

3️⃣ Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar, qe eshte sasia më e ulët ne raport me te gjitha vendet e BE.

4️⃣ Shqipërisë i ulet me 30% numri i gjedhëve në krahasim me 2001-n

5️⃣ Shqipëria ka prodhuar 114 mijë ton qumësht të papërpunuar gjatë 2021.

6️⃣ Në raport me popullsinë prej 2.79 milionë banorë, prodhohet në 3.4 kg qumësht i papërpunuar në muaj.

7️⃣ Numri i gjedhëve ka rënë me 30% nga viti 2001, duke zbritur në rreth 200 mijë në 2021-n

8️⃣ Mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend.

9️⃣ Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës ne Shqiperi e kalon çdo shtet të Europës.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin qumësht, djathë dhe vezë shënoi një rritje rekord prej 24.3% në tetor,

1️⃣1️⃣ Çmimi i prodhimit të qumështit në BE u rrit ndjeshëm rreth +7,4% krahasuar me vitin 2020.

FAKTET FLASIN VETË!!

Shkretimi i bujqesise shqiptare dhe largimi i fermereve nga Shqiperia ky eshte misioni i vetem Edi Rames!

P.S.Burimi MONITOR.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.