AKTUALITET

“Hakmarrje e egër primitive e Ramës ndaj mediave”, Berisha: Akt i shëmtuar i një njeriu të shfazuar, Prestige Resort me leje

12:33 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e paligjshëm të qeverisë në Prestige Resort. Berisha e ka cilësuar një akt hakmarrës nga Rama kundër medias së lirë.




“Edi Ramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu i cili është pronar mediash. Ju garantoj se kjo që shihni aty nuk ka asnjë lidhje tjetër përvecse hakmarrjen e egër primitive të Ramës për qendrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin e qytetarëve shqiptarë.

Unë kam këtu me vete shkresën në të cilën IKMT në 2017 merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave e cdo gjë pas kontrolleve.

Ky akt i shëmtuar i një njeriu të shfazuar që përfaqëson errësirën, arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje është kjo që ndodh sot në një ditë si kjo”, tha Berisha per mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.