AKTUALITET

Paloka: Rama me sulmin që po bën ndaj Prestige Resort,  po iu mundohet që të iu tregojë pronarëve të mediave se çfarë i pret nëse nuk i shkojnë pas avazit të tij

11:29 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar për sulmin ndaj Prestige Resort, të cilën e ka konsideruar si goditje të pastër politike. Ligjvënësi demokrat në një postim në Facebook, shkruan se me sulmin që po bën ndaj Prestige Resort,  po iu mundohet që të iu tregojë pronarëve të mediave se çfarë i pret nëse nuk i shkojnë pas avazit të tij.




Sipas tij, Kryeministri e bën këtë qëllimisht këtë akt vetëm pak ditë përpara samitit të BE në Tiranë.

Postimi i Edi Palokës:

Nuk e kuptoj pse gazetare e politikane te opozites , perpiqen te japin argumenta per te vertetuar qe sulmi i Rames ne Prestige Resort, eshte sulm ndaj medias dhe hakmarrje e tij ! Nuk ka nevoje te jepen argumenta per te bindur kerkend qe eshte keshtu; Rama nuk e fsheh kete fakt, perkundrazi qellimi i tij eshte qe kjo te jete sa me evidente. Ai kete synon, t’ju tregoje te gjithe pronareve te medias se cfare i pret ne se nuk shkojne pas avazit te tij.

Kjo eshte menyra se si Rama e koncepton mbajtjen e pushtetit dhe keshtu vepron me kedo jo vetem me pronaret e mediave po dhe me qytetaret e thjeshte. Karroten apo kerbacin ?

E vini re; per ta cuar ne ekstrem arrogancen e tij, qellimisht e ben kete akt vetem pak dite perpara samitit te BE ne Tirane megjithese e kane shenjestruar me se nje here per keqtrajtimin dhe mungesen e lirise se medias nen qeverine e tij!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.