BLUETOOTH

Mes tyre edhe ‘Audi’ luksoz i Kejvinës, shtyhet sërish seanca për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas

11:16 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë sërish seanca me kërkesë të SPAK në Gjykata e Posaçme të Apelit SPAK për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas.




GJKKO shtyn seancën e tretë për konfiskimin e pasurive të Rrajas. Bie në sy se në një automjet tip “Audi”  është bashkëpronare edhe modelja Kejvina Kthella.

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa senaca e shty për arsye se nuk ishte paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës .

Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi qe çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar për më datë 31 janar, ora 8:00.

Pasuritë e Rrajës, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021, ndërkohë vjet  SPAK dërgoi dosjen e në Gjykatën e Posaçme dhe kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale tha se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.

Kthjella, ish-velinë dhe modele rezultoi të kishte kontakte me 34 vjeçarin Redjan Raja, i akuzuar për atentatin ndaj prokukurorit Arjan Ndoja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.