BOTA

Pas Ronaldos, Al Nasr ka një ofertë prej 100 milionë euro për Modriç!

20:56 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kontrata e tij me Real Madrid skadon qershorin e ardhshëm dhe 37-vjeçari Luka Modriç nuk ka gjasa të rinovojë me klubin spanjoll.




Sipas informacioneve nga e përditshmja saudite Okaz, me seli në Jeddah, drejtuesit e Al Nasr i kanë paraqitur një propozim Modriç për një kontratë 2.5-vjeçare dhe paga prej 40 milionë në vit. Që do të thotë se nëse pranon do të arkëtojë gjithsej 100 milionë euro!

Kjo gazetë e madhe në Arabinë Saudite sqaron se fituesi i Topit të Artë 2018 ka shprehur tashmë dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit të CR7.

Sigurisht, vlen të theksohet se që nga dita kur portugez nënshkroi për Al Nasr, Sergio Ramos, Marcelo, Hazard, të cilët ishin bashkëlojtarët e tij te Reali, janë shkruar si objektiva të mundshëm të skuadrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.