AKTUALITET

Situata me Covid-19 në vend, MSH: Asnjë humbje jete dhe katër qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

18:12 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.




Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Janar 2023)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 201

Testime totale 2,030,217

Raste pozitive 333,223

Raste të shëruara 329,504

Raste Aktive 123

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 99

Vlorë 11

Fier 9

Durrës. 2

Berat. 1

Shkodër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.