AKTUALITET

U arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për pastrim parash e deklaratë të rreme, ish-zyrtarja Klosi përfundon në spital. Shfaq probleme me…

12:33 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë, Alda Klosi e arrestuar dy ditë më parë është shtruar në spital.




Burime për median bëjnë me dije se ish-zyrtarja ka shfaqur probleme me tensionin dhe më pas është transportuar në spital.

Nga ana tjetër pritet që Klosi të dalë para Gjykatës lidhur me akuzat për pastrim parash e deklaratë të rreme.

Kujtojmë se arrestimi i Klosit erdhi pas grabitjes në banesën e saj nga pastruesja Rozeta Dobi, ku më pas ish-zyrtarja e denoncoi rastin në polici.

Pas arrestimit Rozeta ka dhënë një dëshmi disa orëshe, ku deklaroi se paratë e gjetura në tubin e aspirimit i përkisnin Klosit.

Klosi ka dhënë dy dëshmi të ndryshme në lidhje me shumën e parave të gjetura pas arrestimit të pastrueses, ku rezultuan fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.