AKTUALITET

Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 11 raste me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:22 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 403 teste të kryera, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar shtatë qytetarë.




Njoftimi i plotë:

8 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 403

Testime totale 2,033,468

Raste pozitive 333,300

Raste të shëruara 329,579

Raste Aktive 125

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105

Fier 8

Durrës. 3

Vlorë 3

Berat. 2

Shkodër. 1

Elbasan. 1

Korçë 1

Lezhë. 1

Gjirokastër. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.