AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete 34-vjeçari në anë të rrugës, punonjës i Bashkisë Fier (EMRI)

19:00 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendet një i ri i pajetë në rrugën e Plykut në Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës. Viktima mësohet se është identifikuar si Ervis Myrtaj, 34 vjeç, ndërsa dyshimet e para janë që ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqëve natyrore.




Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.