Kronikë

Droga brenda plehut kimik nga Amerika Latine/ Del akti i ekspertimit, pas arrestimit të ish-zyrtarit të PS-së

11:36 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Del akti i ekspertimit për ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestruan në banesën e ish-kryekomunarit të Frakullit Viktor Çervanaku.




Ndryshe nga verifikimet paraprake ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, burimet bëjnë me dije se ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë. Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit. Policia shqiptare realizoi më 24 nëntor 2022 një operacion ku zbuloi kokainë në thasë brenda të cilëve kishte pleh kimik. Laboratori i drogës ishte ngritur në fshatin Fratar të Fierit në banesën në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Frakull e Madhe, Viktor Çervanaku.

Kokaina ishte vendosur brenda plehut kimik për bimë. Në thasët me pleh kimik kamuflohej edhe transporti i kokainës, e cila vinte nga Amerika Latine. Burimet thanë se plehu kimik ishte porositur nga kompania e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.