AKTUALITET

Vendimi/ Yahoo planifikon të pushojë nga puna 20% të punonjësve të saj

20:37 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Yahoo planifikon të pushojë  më shumë se 20% të fuqisë së saj punëtore ndërsa po ecën përpara me një ristrukturim të madh të sektorit të teknologjisë së reklamave, sipas uebsajtit Axios. Shkurtimet do të prekin pothuajse 50% të të punësuarve në këtë departament, pra më shumë se 1600 persona.




Lëvizja do të thotë se Yahoo do t’i japë fund përpjekjeve të saj shumëvjeçare për të konkurruar me Google dhe Meta në hapësirën e reklamave digjitale.

CEO i Yahoo, Jim Lanzone, në një intervistë që dha, tha se pushimet nga puna nuk janë për shkak të sfidave financiare me të cilat po përballet kompania, por për shkak të ndryshimeve strategjike që ajo dëshiron të sjellë në divizionin e reklamave të Yahoo për Biznes, i cili nuk është fitimprurës.

Ndryshimet do të jenë “jashtëzakonisht të dobishme për përfitimin e përgjithshëm të Yahoo” dhe do të lejojnë kompaninë të investojë më shumë në divizionet e tjera fitimprurëse.

Yahoo në përgjithësi është fitimprurës, me të ardhura vjetore prej rreth 8 miliardë dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.