

Në vendin fqinj, Greqi, është ngritur alarmi për zhdukjen e një nëne 26-vjeçare me vajzën e saj trevjeçare.
Sipas informacioneve, babai i vajzës trevjeçare dhe partneri i nënës së saj kanë denoncuar dje zhdukjen e saj në policinë e Sithonia Halkidiki. Sipas 32-vjeçarit, siç tha ai për policinë, nëna është larguar nga shtëpia në zonën e Nikitit një natë më parë bashkë me fëmijën dhe që atëherë u kanë humbur gjurmët.
Bëhet e ditur se një çift jetonte së bashku në të njëjtën shtëpi me fëmijën e tyre, por nuk janë të martuar. Zhdukja e gruas dhe fëmijës është denoncuar në Shërbime të ndryshme të Policisë Helenike të cilët kryejnë hetime për gjetjen e tyre.
Sipas informacioneve, gruaja është me origjinë nga Franca, por shtetase greke, ndërsa partneri i saj 32-vjeçar, i cili ka identifikuar fëmijën, është nga Selaniku.
Fotot