AKTUALITET

‘Pasuritë që janë për ju shëndrrohen në mallkimin tuaj’, Berisha: Edi Rama mban peng Portin e Durrësit me 5 miliardë euro

20:10 - 31.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për aferën e inceneratorëve. Ai u shpreh nga Vau i Dejës se shqiptarët kanë paguar 420 mln euro kontrata për djegësa që nuk ekzistojnë.




Berisha: Ata vjedhin, dhe vetëm vjedhin. Edi Rama mban peng Portin e Durrsit me 5 miliardë euro, edhe ky do të behet miliarder si arabi, çfarë ndodh me të gjitha këto? Pasuritë që janë për ju shëndërrohen në mallkim për ju. Njerëzit largohen se nuk kanë shpresë më në këtë vend. Ju jeni njerëz punëtor, shumë punëtor.. me shumë vështirësi sepse jeni të braktisur nga qecerisa vendore dhe shteti.

Nuk ka vend që fermeri humbet me subvencionimin, sepse fiton shteti edhe fermeri. Fermetët shqiptar e kishin 5.1 miliardë suvencionimin dhe tani e kanë zbritur në 3,7 miliard nga e cila vidhët për naftë dhe të tjera.

Këta i braktisën fermerët, dhe investimet e shkëlqyera që kanë bërë, nuk munden të vazhdojmë kështu. Kemi toleruar shumë vite. Është koha të bashkohemi, dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj, por dua ti them dy fjalë kandidatëve te tjerë. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Partia Socialiste i ka dhënë më konçesione Tom Doshit. Ftoj çdo demokratë të mendojë dhe të bashkojë votat e tyre, sepse merita jonë është demokracia. Në 14 maj të votojmë Zef Hiilën, për shqipërinë, për të ardhmen tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.