AKTUALITET

PS humbi bashkinë në Has, por fiton në këshillin bashkiak, ‘Bashkë Fitojmë’ s’i kalon 13%, bie edhe në Tropojë

12:34 - 16.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në bashkinë e Kukësit ende nuk ka nisur numërimi për këshilltarët bashkiakë.




Në bashkinë e Tropojës janë numëruar 25 QV nga 38 në total . Ajo që vuhet re është se PS e ka mundur Berishën dhe Metën edhe në Këshillin Bashkiak, përveç fitores në bashki. Deri më tani PS ka 14.65% të votave ose 5 mandate. Bashkë Fitojmë ka 11.76% të votave ose 4 mandate. 8.27% ose 2 mandate merr ADS. Ndërkohë, nga 1 mandat marrin PAA, PR, PLL, PDS, PSD, LZHK, AD, BD, PLPSH, PUK. Tropoja ka në total 21 vende.

Në bashkinë e Hasit kur janë numëruar 27 nga 28 qendra votimi në total, PS ka shumicën me 14.64% të votave duke siguruar 4 mandate, Bashkë Fitojmë ka 3 mandate me 12.09% të votave. PD ka marrë 3.65% të votave ose në mandat. PSD ka marrë 9.72% të votave ose 2 mandate. Po dy mandate ka marrë edhe LZHK ose 9.07%.  Nga një mandat kanë marrë PR, PLL, PDIU, AAK, PBK, PGJ, PKKA. Hasi ka në total 21 vende në total.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.