

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët, ka zbuluar denoncimin e një qytetari ku thuhet vrasësi i grave Dan Hutra është koka e një grupi të madh kokaine në Holandë.
Në denoncim thuhet se “Dan Hutra nga burgu drejton trafikun e votave dhe shpenzon 5 milionë lekë në muaj në qeli”
Sali Berisha: “Dan Hutra figuron patronazhist i PS, kreu i një grupi të madh kokaine në Holandë, kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. 80 mijë euro ia kishte dhënë vetëm Marjana Gurakuqit, që deshi t’i priste qafën por nuk iu hap thika. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetmi i burgosur që shpenzon deri në 5 mln lekë në muaj,l praktikisht është drejtori i burgut të Rilindjes”
Shfaq Komentet (0)