AKTUALITET

‘Tapë’ në timon dhe pa leje drejtimi! 22-vjeçarja tenton t’i arratiset policisë së Tiranës, aksidentohet dhe plagos shokun e saj

13:14 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçare është bërë shkaktare e një aksidenti të rëndë ditën e djeshme në Tiranë, teksa ka qenë duke iu ikur forcave të policisë.




Policia e kryeqytetit bënë me dije se kanë konstatuar S.D, 22-vjeçe duek  drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Ajo nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.