Kronikë

EMRI/ Kërcënoi publikisht Ramën pas prishjes së banesës, dënohet me 1 vit burg 62-vjeçari

12:33 - 31.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka dënuar me 1 vit burg, 62-vjeçarin Ivzi Hoxha, i cili kërcënoi publikisht kryeministrin Edi Rama dhe djalin e tij, pas prishjes së banesës tek 5 Maji.




Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij iu ul 1/3 e dënimit dhe do të vuajë vetëm 8 muaj heqje lirie.

Gjatë seancës gjyqësore, Ivzi Hoxha deklaroi se ndihej i penduar dhe bëri lutjen: “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, raporton Top Channel.

Prokurori i çështjes argumentoi se 62-vjeçari në një transmetim live në televizionin “Ora Neës” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin në fillim të këtij viti dhe u vendos në pranga.

Ivizi Hoxha argumentoi se në momentin që bëri deklaratat ishte i stresuar për shkak të konflikteve të pronësisë me Bashkinë që do të ndërtonte pallate për të dëmtuarit nga tërmeti në tokën e tij.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës këmbënguli se kërcënimet ndaj kreut të qeverisë ishin reale, jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja  e shfaqur nga 62-vjeçari në deklaratën e tij.

Ndërsa krahasoi rastin me atw tw kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila u kërcënua nw Twitter dhe autoritetet arrestuan autorin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.