AKTUALITET

Vendimi për shkrirjen e ASA, Artan Fuga për Panorama TV: Ka një heshtje në Akademinë e Shkencave për të debatuar, një rreshtim. Duhet të përballosh fyerje e presione kur…

16:57 - 03.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademiku Artan Fuga është shprehur se ka një heshtje në Akademinë e Shkencave për të debatuar lidhur me vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.




Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se kur diskuton në pozicionin që ai ndodhet, duhet të përballesh me fyerje e presione, çka nënkuptonte sipas tij se vetë atij i ka ndodhur diçka e tillë.

Ai shtoi se Ministria e Arsimit dhe Sportit është përgjegjëse për ligjin e arsimit të lartë, i cili sipas tij, nuk ka parashikuar rregullimet e dukura ligjore për këtë çështje.

“Unë nuk kam përdorur një fjalë të tillë që një bashkim i tillë është një qokë për Skënder Gjinushin. Desha të them për publikun se unë po them një gjë, në tërë këtë debat që kam bërë, nuk do të përdor asnjë fjalë fyese dhe të jetë jashtë fakteve që unë di. Unë po vazhdoj me komentin e dytë, që ju thoni që ka pasur akademikë që janë shprehur kundër.

Unë nuk di, unë di që unë jam shprehur dhe e them këtë jo për të nxjerr unin, se nuk është ndonjë lumturi, por për t’i thënë publikut sesi ka një heshtje në akademi për të debatuar, ka një rreshtim. Kur diskutohet në pozicionet që jam unë, duhet të përballosh edhe fyerjet e presionet. Unë jam për një etikë në debatin shkencor, nuk jam për debat shkencor të ekstremizuar.

Tani të vijmë te problem që ju shtroni, pra pyetja juaj është se a është i legjitimuar ai propozim i Ministrisë së Arsimit?

Kjo është një gjë që ka mbaruar, por ka rëndësi sepse unë i qëndroj asaj se një shoqëri është e fortë atëherë kur zbatohet ligji. Nuk kemi shance për të qenë një shoqëri e përparuar nëse ligjet nuk respektohen. Unë e njoh shumë mirë ligjin e arsimit të lartë dhe argumentimi që është bërë nga MAS nuk qëndron.

Sepse në ligjin për arsimin e lartë përmendet që institucionet e arsimit të lartë janë universitetet, kolegjet dhe Akademia. Por nuk thuhet që është ASA, sepse ASA dhe statute i saj është krejt tjetër. Mes këtij statuti që është në varësi të MAS, këto nuk kanë qenë dhe kjo është një përgjegjësi shumë e madhe e MAS. Kur vjen pun ate statute i ASA i lejohet të ketë vetëm një shkollë masteri apo doktorale. Si mund të ndërtohet një fakultet pa bachelor.

Pra kjo akademi prej vitesh është lejuar nga MAS që të mos ketë Bachelor, prat ë mos ketë fakultet. Dhe kur nuk ka fakultet, nuk mund të jetë një institucion i arsimit të lartë. Këtu ka pasur një problem në ligj që duhej zgjidhur. Ose ASA duhet të krijonte tërë strukturën e një fakulteti, që nga bachelor, e me radhë, ose nuk mund të ketë fakultet. Përgjegjësia është e ministrisë së Arsimit.

Drejtuesit e ASA kanë pasur përgjegjësinë që për ta orientuar drejtë e në shina të sakta. Drejtuesit dhe Senati duhet t’i kërkonin ministrisë së Arsimit që ta rregullonte këtë kontradiktë në ligj. Unë e di se e kanë kërkuar. Për koherencën e ligjit për arsimin e lartë ka vetëm një përgjegjës, që është MAS”, u shpreh Fuga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.