AKTUALITET

Itali! Vjehrri vret nusen dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje bashkë

18:14 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 44-vjeçar ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij.




Mediat italianë shkruan se ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.

Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.

Ndërkaq në lidhje me këtë krim është vetëdorëzuar në polici 44-vjeçari Raffaele Caiazzo. Dyshimet e para janë se shkak për këtë është bërë se një lidhje dashurie që mund të kishin këto të dy me njëri-tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.