BLUETOOTH

Deklaratat më të çuditshme të dashurisë nga VIP-at shqiptarë

12:34 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Rastet kur VIP-at shqiptarë shprehin ndjenjat e tyre janë të veçanta. Tashmë jemi mësuar me natyrën diskrete që ata kanë, duke u përpjekur të mbajnë sa më larg vëmendjen e mediave nga jeta sentimentale. Megjithatë, më të rralla janë rastet kur personazhet e ‘showbiz’-it kanë bërë deklarata të çuditshme dashurie. Një metaforë, një krahasim, apo pse jo edhe një fjalë “jo e hijshme”, kanë shndërruar një deklaratë dashurie në më të çuditshmet që keni dëgjuar nga VIP-at tanë, më poshtë ju sjellim disa prej tyre.

Ledri Vula
Ledri dhe Adela ishin ndër çiftet më të pëlqyera deri pak kohë më parë, kur vendosën t’i jepnin fund. E ndërsa ishin të lidhur nuk pranuan të flasin kurrë për këtë histori, teksa u ndanë ishte reperi ai që bëri një deklaratë dashurie të bukur, por të çuditshme. I pyetur për arsyet e ndarjes, ai tha se gjërat bëhen për dashuri. “Gjërat bëhen për hir të dashurisë. Unë Adelën e kam dashur shumë, e dua, mund të them. Është një prej njerëzve që më ka dashur dhe respektuar më shumë”, ­ u shpreh ai. Ledri shpjegoi se ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe duke mbajtur lotët, tha se do ta dojë gjithmonë. “Jemi miq, do të mbetemi gjithmonë miq”, pohoi dhe shtoi: “Do ta dua gjithmonë si Adela që kam njohur”.

Soni Malaj & Flor Mumajesi
Lidhja e Flor Mumajesit dhe Soni Malajt u konfirmua vite më parë, kur dy artistët u prezantuan me këngën “Fluturimi 3740”. Edhe pse nuk kishin folur kurrë në publik për historinë e tyre, çifti “u detyrua” nga Ardit Gjebrea të shkëmbente puthje në skenë. E si për t’ju përshtatur tekstit të këngës, ku ndër të tjera thuhej “Si treshi me nëntë, akrepat e orës ne”, kantautori i drejtohet të dashurës së atëhershme duke i thënë “Eja zemër bëhemi 12” dhe më pas shkëmbyen edhe puthjen e famshme skenike.

Vildane Zeneli
E njohur për sensualitetin e saj, modelja ka preferuar të tregojë hiret dhe jo dashurinë që ndjen. Megjithatë, edhe kur ka vendosur ta bëjë këtë, nuk ka harruar pa përmendur edhe asetin që gëzon, të pasmet. “I love you with all my butt, I would say heart, but my butt is bigger”, “Të dua me gjithë b*thën time, do të thosha zemër por, b*tha ime është më e madhe”, ka shkruar kohë më parë Vildania, në një status dedikuar mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.