AKTUALITET

Arrestohen dy të rinj, tentuan të kalonin 3.2 kg kanabis drejt Italisë

08:35 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tentojnë  të  kalojnë nga  Porti e Durrësit drejtë Italisë 3.2 kg kanabis, por nuk kanë mundur dot t`ia dalin pasi janë pikasur nga Policia Kufitare e Durrësit, e për rrjelloje janë vënë në pranga, dy persona. Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me arka plastike boshe.

Pas dyshimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ushtruan kontroll në mjetin kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin Gentian Jakupi dhe pasagjer shtetasin Kundret Hasanbashaj.

Nga kontrolli u ushtruar, u zbuluar se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, e cila u kalua më pas në skanër për verifikim më të hollësishëm.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia vuri në pranga dy shtetasit Gentian Jakupi 37 vjeç, drejtuesi i mjetit, dhe Kundret Hasanbashaj, 32 vjeç, të dy banues në Fier.

“Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh. Lënda narkotike ishte e futur poshtë sediles së shoferit ku pas peshimit rezultoi në total 3.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.