Media

VIDEO/ “Meta gaboi. Zgjedhjet s’shtyhen”, intervista e plotë e Ramës tek “Të Paekspozuarit”

10:00 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama dha mbrëmë një intervistë të gjatë në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”. Ai foli për zgjedhjet, problemet në koalicion dhe takimin e mundshëm me Lulzim Bashën. (lart, shih intervistën e plotë)

Në fund të emisionit “Të Paekspozuarit” Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë duke “sfiduar” Ilir Metën që ka kërkuar “qeveri besimi”: “Unë nuk kam arsye të kërkoj mocion besimi. Nëse Ilir Meta nuk ka besim tek unë dhe tek kjo qeveri paraqit mocion mosbesimi”. Një sfidë e hapur kjo që me shumë gjasë do të marrë përgjigjen e Ilir Metës shpejt gjatë ditëve në vazhdim.

Edi Rama thotë se nuk di gjë, nëse Ilir Meta ka dëshirë të jetë kryeministër, por sërish i kujton se duhet të dalë forcë e parë që të arrijë postin e kryeministrit. Gjatë bisedës me Ylli Rakipin në Neës24, Rama tha se ‘Meta e ka gabim që mendon se kriza zgjidhet në këtë mënyrë’. “Ai po stimulon krizën duke i dhënë oksigjen çadrës”, tha Rama.

“Ka një ligjësi demokracia, forca e parë është forca fituese, përkthehet në të gjitha demokracitë kushtetuese.

Nëse Ilir Meta dhe LSI dalin të parët, nuk diskutohet kjo

Nëse nuk dalin të parët, nuk diskutohet e kundërta.

Ju thatë, që Ilir Meta ka pretendime më të mëdha. Mua nuk më ka ekspozuar pretendime më të mëdha” u shpreh Rama.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.