Speciale

Sherri Çili-Lubonja/ Botuesi: Ti denoncove babain tënd! Grup i fëlliqur anti-Kadare

14:55 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një dokument i dëshmisë së Fatos Lubonjës në gjyqin ndaj të atit Todi Lubonja ka shkaktuar një debat të ashpër mes Henri Çilit dhe vetë Lubonjës gjatë ditëve të fundit. Çili është botuesi i librit që publikoi dokumentin, me autor Dashnor Kaloçin si dhe e ka ndjekur këtë çështje në “Mapo”-n e tij. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Lubonjës.

Në mes të debatit është futur edhe Ismail Kadare, i cili e ka akuzuar Lubonjën se kur ka denoncuar të atin, ka përmendur edhe se “Todi ishte simpatizant i Kadaresë” duke bërë kështu një lloj denoncimi që sipas tij e ka rrezikuar vetë shkrimtarin. Më poshtë, për të kuptuar më shumë, mund të lexoni reagimet e të gjitha palëve.

(lexo KETU dëshminë e Fatos Lubonjës para hetuesve më 23 janar 1975”.

KALVARI I REPLIKAVE

Sot, në një intervistë për “News 24” botuesi Henri Çili ka sqaruar si nisi debati me Kadarenë e Lubonjën.  Ai rilexoi atë që sipas tij ishte dëshmia e Fatos Lubonjës kundër të atit në gjyq. Në vijim të deklaratave të tij, Çili tha se “ka një luftë të fëlliqur kundër Kadaresë, një grup i tërë që është angazhuar që në vitet 1990 dhe i ka çuar letra jurisë, që ai mos të marrë Nobelin”.

Çili shtoi se nuk pranon konceptin që të mos fliste, apo që Lubonja të kundërsulmonte. “Unë nuk kam manipuluar. Mbi dënimin e tij të parë, ka një moment të parë të humbur. Kjo shpjegon agresivitetin e tij. Ne investojmë për të vërtetën, nuk kemi asnjë interes të investohemi si të thuash kot ndaj Ismail Kadaresë. Ai ka veprën e vet. Shpresojmë që Kadare të na besojë dosjen e tij. Do doja të isha të jem përballë Lubonjës”, tha Çili.

REAGIMI I LUBONJES KUNDER ÇILIT

Analisti Fatos Lubonja i përgjigjet akuzave të shkrimtarit Ismail Kadare dhe e fut atë në një “thes” me ish shefin e hetuesisë së regjimit komunist Qemal Lame dhe me botuesin Henri Çili, kur thotë se iu duhet njëri-tjetri për të fabrikuar akuzat ndaj tij.

Ndërsa Kadare i përgjigjet letrës së botuesit të “Mapo”, Henri Çili ku shprehet se nuk do ta falte denoncimin politik të Fatos Lubonjës për të, gjatë gjyqit të të atit, Todi Lubonja, analisti tregon se si qëndron e vërteta.
“E para, shpreh keqardhje të madhe se si vazhdon kultura e manipulimit, stimulimit të heronjve të rremë. Kadare në jetën e tij punon vazhdimisht në këtë formë për të transformuar veten e tij, duke krijuar nje Kadare falco. Është qesharake ajo që thotë. Unë kam thënë vetëm se im ate kishte simpati për Kadarenë dhe Agollin se i konsideronte më me kurajë artistike. Kurse ai sikur paskam thene sa ka qenë ai kryetari i grupit armiqesor të liberalizmit qe ka influencuar edhe Todi Lubonjen. Po pse nuk e arrestuan atëhere? Të thuash këto që thotë Kadare është të tallesh me njerëzit që e kanë jetuar atë kohë”,- thotë ai për “News 24”.

Sa për shprehjen “Gjuha serbe një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe”, Lubonja pretendon se eshte Kadareja qe e ka artikuluar në këtë formë dhe shton: “Unë as nuk shpik as nuk shtoj e transformoj siç me akuzon. Nese ky është një makabritet, sikurse thotë Kadare, hapni gazetën Drita te dates 30 shtator 1990 të cilës i jam referuar. Ky vetë e ka thënë”.

Lubonja i referohet dy njerëzve me të cilët Kadare ka bashkëpunuar për të fabrikur akuzën e tij. Qemal Lame është shefi i hetuesisë së në kohën e errët, përgjegjës për fabrikimin e tërë atyre gjyqeve, që duhet të ishte dënuar sepse ka shkelur edhe ligjet e asaj kohe. “Këta janë përdhunues që pasi kanë përdhunuar, akuzojnë viktimën se pse ka hapur këmbët.”

Sa për botuesin ai thotë se është “Sinonimi i njeriut të pamoralshëm që e krijoi ky tranzicion” dhe që ka interesat e tij në gjithë këtë histori. “I duhet Kadareja për të mbajtur Universitetin”,- shtoi ai.

Analisti shton se kemi të bëjmë me regjim të dytë që vazhdon me mekanizmat e regjimit të parë.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.