BOTA

Anija “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë sirianë në detin Egje

11:32 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një gomone me 51 emigrantë në bord është shpëtuar rreth orës 07:40 nga anija “Oriku” .

Gjatë patrullimit në Egje, mësohet se anija “Oriku” identifikoi një gomone me emigrantë në bord, e cila ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt atyre greke. Menjëherë, anija “Oriku” njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke. Gjithashtu, bëhet e ditur se në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Në përfundim të operacionit, u verifikua se në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra. Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.