AKTUALITET

Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Mos bini pre e provokimeve!

21:21 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti një lajm të hidhur bllokimin e parlamentit të Maqedonisë nga protestuesit. Në Top Story, në intervistën me Sokol Ballën, Rama tha se është në interesin e Shqipërisë një Maqedoni e fortë dhe më stabilitet, që respekton të drejtat e shqiptarëve si të barabartë.

“Dua të them me shumë seriozitet dhe këmbëngulje që shqiptarët të ruajnë qetësië dhe të mos bien pre e provokimit.

Të jenë shembull që ne të githë bashkë, si shqiptarë nuk duam fundin e Maqedonisë por duam stabilitetin. Duam një Maqedoni të fortë, ku shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta.

Është vërtetë dramatike por është moment kur duhet shumë qetësi”.

I pyetur nga Sokol Balla, nëse ndjen përgjegjësi Tirana zyrtarë për situatën e përshkallëzuar në Maqedoni, Rama tha se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” është një pretekst i Gruevskit për të acaruar situatën.

“Më vjen keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vënë shqiptarët në shënjeshtër dhe duke përdorur të ashtuquajturën Platformë të Tiranës për sebep.

Geuevski e ka pranuar gjithçka që ka të bëjë me atë që u mallkua si Platforma e Tiranës.

Arsyeja pse mes tyre nuk funksionoi marrëveshja ata i kanë të qarta. Është e papranueshme që një luftë për pushtet të përshkallëzohet në një situatë që I fryn zjarrit të përplasjes etnike.

Të mos biem në kurthin e reagimeve që mund të cojnë në një përshkallëzim më të madh.

Uroj që policia të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit të mos lejojë që dhuna të kthehet në një mjet të justifikueshëm” tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kasemi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Si nuk i vjen zorr Rames qe ndryshon tonet duke u bere si pule e lagur tani qe Maqedonia eshte perfshire ne kaos.Jep keshilla prej mesuesi kur per vete eshte nxenes i keq qe pas dorezimit te pushteteve ne paqe nga Nano-Berisha ndezi konfliktin midis opazites e pozites per jete a vdekje vetem per te justifikuar karakterin e tij ambicioz e hakmarres te etjes me pushtet duke shkelur te tjeret.Ku shkoi miqesia Serbe -Shqiptare kur miku i tij Vucic i tregon Lufte.Maqedonia merr shkas nga tavolinat fasade me faktorin shqiptar te organizuar pa pike nevoje nga Rama.Le ti therrase tani e ti “mesoje” ne Tirane.Greku po dihet. Dhe shalgjati Rama si kaposh e lider i Ballkanit dekllaron:Fale meje Ballkani eshte ne paqe si kurre ndonjehere.Puna eshte ta tregodh veten ne kohe lufte se ne kohe paqe gju me gju me popullin fshatar……

    Përgjigju ↓