SPORT

Akuza për gjyqtarin slloven, zëdhënësja e FSHF-së debat me Braçen dhe Sukajn

11:10 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nuk kanë fund polemikat pas ndeshjeve të kësaj fundjave dhe tashmë protagoniste në rrjetet sociale me batuta e kundërpërgjigje janë bërë personazhe mjaft të njohur, të futbollit dhe jo vetëm.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, një tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim të Trashit, duke komentuar me një frazë në mbështetje të të kuqve.

“NE NUK DORËZOHEMI!! Bravo çuna!! Vetëm, ndershmërisht, fort, shumë fort!! E sotmja tregoi edhe një herë se si po e shëmton e shkërmoq futbollin Sistemi! JU NUK JENI SI ATA! NE NUK JEMI SI ATA! Por, JU NUK DO TË JENI KURRË VETËM!”, ishin fjalët e Braçes.

Ndër komentuesit e parë në këtë postim ishte Jona Dervishi, zëdhënësja e FSHF-së. “Kërkuat gjyqtarë të huaj?! Po kërkuat… i morët?! Po i morët…. Çunat luajtën bukur dhe mirë por aq patën takat… Për barazim dmth!”, ishin fjalët e saj.

I pari që iu përgjigj ishte sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj, i cili me fjalët e tij la të kuptohej se të kuqtë nuk ishin aspak të kënaqur me atë që kishte ndodhur në fushë. “Po kërkuam gjyqtarë të huaj po! Kush na i pruri gjyqtarët e huaj kush! As Kridensi s’do bënte më tepër se sa ky”, ishte replika e Sukajt ndaj zëdhënëses së FSHF-së.

Më pas, edhe vetë Braçe iu përgjigj Dervishit. “Shoqja Jona, pyete pak atë shokun tënd të sektorit me jashtë çfarë gjuhe flisnin arbitrat. Ai i jep përgjigje të qartë kësaj pyetje dhe të tjerave dhe jo vetëm të arbitrave.

Pastaj kthehu në korridor e pyete pak sekretarin e përgjithshëm, ç’donte në pistë të stadiumit? Më trego një federatë në Afrikë ku sekretari i përgjithshëm ka detyra në pistë!!”, ishte kundërpërgjigja e tij. /PanoramaSport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.