Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati i ka kërkuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare që të thotë dy fjalë edhe për Voltana Ademit. Pas deklaratës së kryeministrit Rama që dje nga Shkodra tha se nuk do e merrte as për magaziniere, juristja i shkruan Kadaresë që ti drejtohet edhe kryebashkiakes së Shkodrës, ashtu si bërë edhe për Romana Vlahutin
Statusi i Endira Bushatit:
I nderuar Zoti Kadare, Dy fjalë për Voltanën, Ju lutem…. Voltana Ademi është zgjedhur me votën dërrmuese të popullit shkodran….. …..jo nga përkëmbimet multifaktoriale të Brukselit…
E meriton Shkodra për përfaqësuesen e vet, Zoti Kadare! Është Qyteti më Qytet i Shqipërisë, Zoti Kadare! Është Qyteti që i mjafton vetes….
Shfaq Komentet (2)
Te lumte Bravo.Lodhesh kot me Ismailin se letren e ka shkruar Eleni.Pasta rendesi ka Brukdheli per ata qe e pijne kafen ne Paris apo me Ramadanin.Tamam shkrimtar Oborri.
jo moj vajze,shkodranet nuk jane me qytetare se askush.jane te nderuar ashtu si te gjithe.kadare nuk mund te beje perdite shkrime se si politikanet tane shahen apo pse nga cadra perdite ka fjalime per zhdukje terheqje zvarre e.t.j.por eshte turp per ty qe barazon te njejtin rast,dhe turp per mua qe harxhoj kohen e shkruaj me ty.