Kryeministri Rama, në takimin e tij të radhës me elektoratin e Beratit ka thumbuar sërish opozitën duke i kujtuar grave dhe vajzave se kush mund të bëjë shtet pa i diskriminuar.
“Beratit i takon të jap një mesazh shumë të fortë për 25 qershor për PD dhe jo vetëm. Ka një logjikë më të madhe që është mbajtja e bashkuar e kualicionit për të bërë reformat ë rëndësishme. Por kësaj historie do t’i vijë fundi nëse gratë dhe vajzat socialiste i japin votën partisë socialiste.
Se vetëm ne mund të bëjmë shtet. Kush do ta bëjë këtë? Luli? Jo, se meriton, ai duhet ndëshkuar se i ka diskriminuar femrat dhe gratë. Kush do ta bëjë? Petriti? Jo e jo. Se kam për këtë këtu..E kam për atë andej. Apo kaubojsi me të tjerë?
Pa merak se nuk i voton njeri. Kështu që duhet të na ndihmoni që të mbajmë timonin, të bëjmë shtet. Shumë gra e vajza nuk pranohen në punë apo hiqen nga puna se nuk pranojnë të marrin një teser partie? Apo të tjera që e pranojnë me lot në sy? Jo kjo gjë nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha Rama.