Në përgjimet e publikuara nga prokuroria italiane mes Sabaudin Çelaj dhe Moisi Habilaj. Veçmas përfshirjes së ministrit Tahiri, ajo që vihet re në përgjimet e dosjes nga Italia, janë edhe kodet që pjesëtarët e rrjetit përdornin mes njëri-tjetrit. Nga përgjimet e përkthyera nga GSH.al, vihet re sesi trafikantët raportojnë se nuk e kanë marrë dot mallin (drogën), pasi u prish zetori. Ajo që vihet re është se anëtarët e bandës lënë pika takimi në vende të hapura si pranë spitalit, pranë karburantëve, apo nëpër parking publike.
Përgjimet mes Sabaudin Çelaj dhe Maridian Sulaj
M: Duhet të pres akoma?
S: Ku mbetët dje ju?
M: E di. Duhet të pres edhe 20 minuta të tjera më tha. Por unë duhet të shkoj në Katalania e di
S: Nuk e di. Më tha “gjithçka në rregull”. Nuk e di se ku mbetët ju dje.
M: Po e di e di.
S:Pse?
M: Duhet ti thuash jo. Duhet ti thuash vetëm nëse humbin shumë kohë. Vetëm këtë duhet të më thuash
S:Dakort