POLITIKË

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Balla: Në Kuvend do shkojmë me dy qëndrime për çështjen e Tahirit

09:05 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, u mblodh mëngjesin e sotëm për të mbajtur qëndrimin në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për çështjen “Tahiri”, çështje kjo e shumëpërfolur ditët e fundit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në nisje të mbledhjes u shpreh se të mërkurën shkohet në Kuvend me dy qëndrime të kundërta.

“Na vjen keq që opozita nuk na u bashkua në kërkesat tona dhe nuk i kemi ato të përbashkëta. Ndërsa ne kemi mbajtur një pozicion për miratimin e kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit të pengimit të daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit, kontrollit vetjak, kontrollit të banesës dhe paraqitjes në polici”, – u shpreh Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.