BLUETOOTH

Benardi i komenton në foto, Xheni e degjeneron me përgjigjen e saj

10:27 - 04.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Ka marr fund çdo gjë”, shkroi Xheni pak ditë më parë duke konfirmuar njëherë e mirë se ajo dhe Benardi nuk janë më bashkë. Por mesa duket dyshja nuk janë ndarë aspak mirë, ndryshe nga sa u shfaqën në “Dance with me”. Kjo kuptohet nga komentet dhe replikat me njëri-tjetrin në një foto të Xhenit ku shfaqen dy bluza të stampuara me fotot e tyre, dhuratë nga fansat.”T’lutem fshije dhe këtë”,-i shkruan Benardi Xhenit ndërsa ajo ia kthen me injorim: “A mundesh  të mos me shkruash më? Është profili im! E s’e kam mbajtur për ty, po sepse kam respekt për njerëzit që na kanë mbështetur. Shiko punën tënde. Ciao”. Kaq është dashur që mes fansave të tyre të plasë sherri, ndërsa Benardi nuk i ka kthyer më përgjigje Xhenit. Dy ish-banorët i kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku nga “Instagrami”, ndërsa kujtojmë që Xheni është larguar nga Shqipëria.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.