BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Diellza Kolgeci: Jam e dashuruar si asnjëherë

16:00 - 07.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Diellza Kolgeci: Jam e dashuruar si asnjëherë





Pavarësinë e ka përjetuar përmes televizionit. I ftohti i madh e ka mbajtur në shtëpi, por s’i ka ndalur emocionet dhe gëzimin. Ashtu sikurse çdo shqiptar tjetër, edhe për të ajo ka qenë dita më e lumtur. E kemi takuar Diellza Kolgecin në Tiranë, pas së cilës ajo magjepset sa herë që vjen. Aq më tepër tashmë që këtu ka krijuar shumë miq këtu. Për herë të parë bukuroshja nga Kosova vjen me një intervistë në “Bluetooth”, duke rrëfyer sekretet e jetës së saj. Madje duke pohuar edhe lidhjen e saj të re, e cila e ka bërë vërtet të lumtur.
Ku ishte Diellza kur në Kosovë erdhi pavarësia?
Jam e lumtur që më së fund Kosova jonë u shpall e pavarur. Ajo ka qenë një ditë e paharruar për të gjithë. Në fakt kam dalë vetëm për pak në Prishtinë, pasi koha nuk më ka lejuar të rri gjatë jashtë. Ka qenë një ditë e ftohtë minus 20 gradë C temperatura dhe më shumë i kam ndjekur zhvillimet nga televizori.
Diellza, si janë raportet e tua me Tiranën?
Në Tiranë kam ardhur për herë të parë në vitin 2002. Ndihem mjaft mirë dhe kjo jo thjesht në sensin patriotik, por më pëlqen Tirana tepër, por edhe kaloj mjaft mirë sa herë që vij, pasi tashëm kam shumë miq të mi këtu.
Më shumë se në botën e spektaklit ju tashmë jeni fokusuar në një organizatë joqeveritare. Na tregoni diçka rreth sipërmarrjes suaj të re?
Përveç showbiznesit, e koncentruar jam më shumë tani tek organizata joqeveritare rinore e Kosovës “Fuqia e Rinisë”, FER.
Ku konsiston kjo organizatë?
Ne merremi me programe sociale, politike, organizojmë konferenca të ndryshme që kanë të bëjnë me ngjarjet aktuale politike në Kosovë. Kemi organizuar konferencën e parë, kur ka qenë e famshmja Pako e Ahtisarit, ku për herë të parë kemi mbledhur të gjithë politikanët kosovarë në një tavolinë, që realisht ishte vështirë për t’i mbledhur. Aty kemi diskutuar me letra të hapura. Ndërkohë që këtë javë kishim një konferencë për pas-pavarësinë e Kosovës, ku si temë trajtuam ndalimin e prodhimit të bombave gazetore, ku si çdo shtet tjetër edhe qeveria e Kosovës nënshkroi një deklaratë kundër prodhimit të tyre.
Mos do të thotë kjo se tashmë e tutje ju do të fokusoheni më shumë në politikë?
Politika më ka rrethuar që fëmijë dhe jam rritur me të. Babai im ka qenë funksionar shteti. Është e vërtetë se ka shumë gjëra të bukura në jetë, por kur e ke në gjak diçka nuk mund të largohesh prej saj. Pastaj, është edhe ana tjetër e medaljes, që mua më pëlqejnë sfidat.


Po bota e spektaklit. E keni braktisur?
Showbiz është një pjesë e jetës që mua më pëlqen. Përgjithësisht artin unë e kam si sport shpirtëror. Përveç anës materiale që më jep, e kam kënaqësi. Së fundi kam bërë një këngë që titullohet “Votoj për dashurinë”, të cilës do t’i përgatis edhe një klip, siç është kthyer në modë. Them që është një këngë e mirë dhe e arrirë. Arti në përgjithësi më relakson, prej punëve të vështira të përditshme që për femrat janë edhe më të vrazhda.
Ju gjithashtu do të botoni një libër autobiografik. Si lindi ideja e tij?
Libri do të jetë një lloj biografie, pasi ka shumë lloj ngjarjesh të jetës sime për t’ua treguar të tjerëve. Shoqëria ime më thotë që është herët për të nxjerrë një libër biografik, por unë mendoj se do të jetë një kontribut për femrën shqiptare dhe sidomos atë në Kosovë. Unë jam feministe dhe jam që femra kosovare sidomos, të ketë hapësirën e saj. Në Kosovë femrat kanë mungesë vetëbesimi. Dhe me sa kam parë, femrat shqiptare janë më të guximshme se në Kosovë.
Jo rrallë jeni bërë objekt thashethemesh. Si reagoni ndaj tyre?
Jam rritur në një familje që ka qenë në qendër të vëmendjes dhe ndonjëherë më duket se nuk kam pasur ndonjëherë fëmijëri. Por kjo gjë më ka bërë të fortë dhe një njeri të duruar dhe që ja del mbanë në çdo përballje. Kur i hyn kësaj rruge, është normale që të flitet për ty. Nëse nuk je i fortë, mbyllu më mirë në shtëpi, pasi nuk je për këtë punë. Duhet të jesh indiferent ndaj komenteve. Megjithatë, të themi dhe këtë, që nëse nuk ka thashetheme nuk ka bukuri, pasi që nga një anë ato të shtyjnë përpara. Por unë nuk brengosem për to. Kam rrethin tim të miqve, që janë me shumë rëndësi dhe më shumë vlerësoj mendimin e tyre.
Është folur për një miqësi tuajën me Adelina Ismailin, dhe që ajo u rrëfen sekretet e saj. Është e vërtetë?
Gazetat e kanë shkruar. Unë nuk di gjë për Adelinën. E vërteta është se unë Adelinën nuk e kam shoqe dhe s’kemi kurrfarë raporti me njëra-tjetrën. Gjithçka që thuhet janë thashetheme.
Po miqtë tuaj të vërtetë artistë, cilët janë?
Miqtë e mi janë çifti Aida me Armend Rexhepagiq, të cilët i respektoj, se me ta mund të bisedosh shumë mirë.
Jeni e dashuruar?
Jam me dikë për momentin. Një lidhje e re që po më pëlqen shumë. Është një ndjenjë shumë e veçantë dhe ndihem më mirë se kurrë.
Ky shkrim u botua më  22 mars 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.