BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zhaku i kthehet vogëlisë. Kush janë këngëtaret kosovare që shesin fustanet, të ardhurat për bamirësi

16:00 - 10.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Zhaku i kthehet vogëlisë. Kush janë këngëtaret kosovare që shesin fustanet, të ardhurat për bamirësi





Zhaku i kthehet vogëlisë
Të shumta janë regjistrimet e VIP-ave në Facebook dhe ja ku në arrijmë të gjejmë gjëra interesante. Kjo foto është marrë nga adresa e Zhakut aty, në të cilën ka pasyqruar shumë foto. Ka mjaft foto dhe imazhe të ndryshme me miq të ciulët në fakt janë të shumtë. Imazhe dhe pamje të shkëputura nga festa të ndryshme që ajo ka zhvilluar vite më parë. Ndryshime në look zhaku ka bërë disa herë por jo rrënjësore siç mund të ndodhë rëndom me VIP-at. Kohët e fundit ajo ka zgjedhur ngjyrën e kuqe ndërsa flokët në gjatësi janë prerë duke u lënë vetëm pak poshtë qafës. Siç shihet edhe nga kjo foto e bërë vite më parë Zhaku ka ruajtur të njëjtën linjë, ndërsa vetëm ngjyra e flokëve ndryshon. Ajo këtu është në ngjyrë të zezë. Zhaku emri i vërtetë i së cilës është Enida Gjata, gjithmonë ka pëlqyer dëfrimet, shpesh herë këto të tejkaluara edhe në “çmenduri” përsa i takon qejfeve me shoqërinë.

Kush janë këngëtaret kosovare që shesin fustanet, të ardhurat për bamirësi
Estrada kosovare ka vendosur që t’i kthehet aktiviteteve humanitare, që dikur ishin të shpeshta e që për një kohë të gjatë patën munguar. Kësaj radhe kanë bashkuar forcat e tyre këngëtarë, manekinë e disa nga politikanet, kryesisht femra, për të ndihmuar gratë e Krushës së Madhe. Këngëtarja Leonora Jakupi ka shfrytëzuar Video-Festin për të paralajmëruar këtë aktivitet humanitar, ku u ka apeluar gjithë kolegeve të saj që të bashkohen dhe të ndihmojnë nënat dhe fëmijët jetimë të mbetur nga lufta. Nismës i janë bashkuar shumë emra të njohur, si ish-Miss Kosova, Afërdita Paçarada, Diellza Kolgeci, këngëtaret Jehona Sopi, Leonora Jakupi, Mimoza Mustafa, Vesa Luma, Gili dhe Nora Istrefi. Këngëtaret së bashku janë angazhuar që të hapin edhe një ankand nesër, ku do të shesin fustanet dhe diçka nga garderoba e tyre, para këto që do të shkojnë për bamirësi. Më pas do të ketë edhe një gala mbrëmje me një darkë shumë të shtrenjtë për të interesuarit, për të grumbulluar sa më shumë të ardhura që është e mundur. Pritet që të ketë edhe shumë aktivitete të tjera, që në çdo mënyrë sjellin fitim, pasi janë ftuar pothuajse gjithë përfaqësuesit e institucioneve, njerëz nga sfera të ndryshme të politikës, artit, kulturës dhe sportit. Fshati Krushë e Madhe, ku do të shkojnë të hollat, ka mbi 200 burra të vrarë gjatë luftës, dhe shumica e familjeve kanë gra kryefamiljare që rrisin fëmijët jetimë me kushte të rënda jetësore. Ndërsa interesimi për të ndihmuar është treguar që në fillim, së pari nga organizatorët e Video-Festit, të cilët kanë dhuruar një mijë euro donacion.
Ky shkrim u botua më   31 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.