OPINION

Ato që ke marrë pa të drejtë, do t’i kthesh në një mënyrë a një tjetër

20:17 - 19.01.18 Denis Dyrnjaja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Harami!




Është koha kur ata që kanë bërë lekë të pistë me detyrat dhe funksionet e shtetit i ka kapur stresi. Stres si dhe ku t’i mbajnë lekët, si të sillen me lekët me pasurinë, që dje se kishin menduar, madje dhe ëndërruar e sot e kanë, e kanë të pamatë.

Si t”i gëzojnë lekët haram që iu kanë marrë njerëzve me lloj lloj dallaveresh e allishverishesh. Iu dalin përpara pranga, burgje, gjynahe e mashtrime sepse një ditë në një mënyrë ose në një tjetër do “paguash” për faturat e gjynaheve.

Hesapet janë hesape dhe ato nuk mbyllen lehtë, sidomos kur janë me lekë haram, që merhumë e sorollopë i kanë përfituar si ziliqarë dhe makutër dhe i mbajnë në mure e dyshekë fshehur, iu myken në zgavra të errëta të shtëpive e vilave rezidenciale plot luks të Tiranës, pasi erdhën me valixhe druri dhe me asnjë kacidhe në xhep, e sot vetja u duket mbret.

Ehhh bota e tahmasë i ka të gjitha, ato që ke marrë pa të drejtë sot, do t’i kthesh në një mënyrë a një tjetër mot.

Se harami, është haram!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.