KULTURË

Qeveria i jep 25 milionë lekë Moikom Zeqos për kurim

10:02 - 19.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vendim i qeverisë së Shqipërisë i botuar në Fletoren Zyrtare, bën me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë përsipër, mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të profesor Moikom Zeqos.




Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të Moikom Zeqos, në masën 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të mjekimit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Historiani, studiuesi e ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, është i sëmurë prej pothuaj tri vitesh.

Ai është Doktor i Shkencave dhe mban urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” si edhe autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.