AKTUALITET

Protesta e artistëve/ Konfederata e Sindikatave: Kthim në kohën kur arti dhe kultura ishin vegël e partisë

14:49 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfederata e Sindikatave mbështet protestën e aktorëve kundër projektligjit për Artin dhe Kulturën të hartuar nga Ministria së Kulturës.




Përmes një komunikate për mediat, KSSH e cilëson një akt centralizues, ligjin e ri të Ministrisë së Kulturës, dhe që siç theksojnë artistët, i jep fuqi absolute ministres.

“Për ne si Konfederatë e Sindikatave ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike. Kjo është kthim në kohën e errët kur arti dhe kultura ishin vegël e partisë dhe pushtetit”, thuhet në njoftimin e KSSH –së.

Në të njëjtën kohë, Konfederata e Sindikatave shpreh indinjatën e thellë për sjelljen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, karshi aktorit, Robert Ndrenika. Sipas KSSH –së, Ministrat do vijnë dhe ikin por vepra e këtyre artistëve është aset kombëtar që inspiron breza dhe mban gjallë artin dhe kulturën në këtë tokë.

“Ky institucion është i një rëndësie të veçantë dhe është absurde që zhvendosja e tij të bëhet pa miratimin e aktorëve, të cilët kanë një jetë që kontribuojnë për ngritjen dhe konsolidimin e këtij institucioni. Nuk mund të vendosen interesat meskine te një grupi biznesmenësh përpara kontributit të aktorëve shqiptare që i kanë dhuruar këtij populli emocione të pafundme. Konfederata e Sindikatave bashkohet edhe me shqetësimin e pedagogëve që kanë mbi një javë që nuk marrin pagat. Ministria e Arsimit krahas keqardhjes duhet të vihet në lëvizjes dhe brenda ditës së sotme duhet të bëjë të mundur kalimin e pagave për pedagogët. Mos kalimi i pagës për pedagogët është tregues i mungesës së seriozitetit të shtetit shqiptar”, theksohet në reagimin e KSSH –së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.