AKTUALITET

Zv/Ministrja e pranon: Gabuam me ligjin për artin

22:25 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ligji për artin ka gabime” Deklarata ka ardhur drejtpërdrejtë nga zv/ministrja e Kulturës, Valbona Shujaku, e ftuar në studion e “360Gradë” në Ora News.




Duke komentuar debatin e krijuar pas vendimit për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, dhe protestën e artistëve, zv/ministrja e pranoi se ligji për artin dhe kulturën ka pasur gabime nga ana e Ministrisë së Kulturës.

“Ligji për artin dhe kulturën, besoj se është një keqkuptim. Besoj është për gabim të Ministrisë së Kulturës. Kemi bërë një gabim gjatë hapave. Ideja është për të bërë disa ndryshime në ligj të bëra nga juristët që nuk janë as artistë dhe as aktorë. As unë nuk e kam pasur të qartë. E pranoj. Janë disa gjëra që janë keqkuptu në shprehje kur flitet për institucionet e varësisë. Këtu është gabimi jonë për të mos u krijuar ky keqkuptim”, tha zv.ministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.