BLUETOOTH

Emisioni që sjell emocione e lot, VIP-at takojnë adhuruesit e tyre

13:42 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” është një ndër emisionet që sjell emocione në shtëpitë e shqiptarëve çdo javë.




Ai vjen me raste të ndryshme prekëse nga përditshmëria e shqiptarëve, vuajtjeve e halleve që ata kanë, duke i zbutur sadopak me ndihmën që u jepet nga fondacioni “Firdeus”.

Në emision për t’u bërë qejfin edhe personazheve që janë protagonistët në ngjarje, marrin pjesë VIP-a të ndryshëm, të cilët janë “idhujt” e tyre. Javën që shkoi u prezantua rasti prekës i Linditës. Për vite me radhë Lindita merr mjekimet e saj në Spitalin e Tiranës. Përgjatë gjithë këtyre viteve ajo është njohur edhe me stafin mjekësor, ku shpreh mirënjohje të veçantë për doktoreshë Dhuratën, e cila është përkujdesur për të. Njëherë në çdo 21 ditë Lindita merr mjekimin për sëmundjen që i është rikthyer. Ajo ishte një ditë më se e zakonshme për të.

Madje, vetë Lindita është “çuditur” nga prania e kamerës së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Pas perdes së shtratit të Linditës është organizuar gjithçka. Ka qenë pikërisht këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku, Aurela Gaçe, e cila u bë “bashkëpunëtorja” e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” këtë radhë. Sidriti dhe Aurela u bënë bashkë dhe përgatitën një surprizë për Linditën. Mjekja që ndjek Linditën, Dhurata u fut në dhomë me dy personazhet e maskuar.

“Mjekja” Aurela i mati tensionin Linditës. “Unë nuk marr vesh nga kjo, kam ardhur për një tjetër gjë”, thotë Aurela. Dhe në këtë moment, vjen edhe reagimi emocionues i Linditës, pasi pa nga afër sytë e “mjekes” së re, si dhe kur dëgjoi zërin e saj kaq karakteristik. Pas këtij momenti drithërues, Lindita habitet nga prania e Sidrit Bejlerit në dhomë. “Ma bëtë jetën më të bukur sot”, është shprehur ajo mes emocionesh.

“Mua më thanë se ti je e fortë, thashë të vij ta shikoj njëherë këtë të fortën se kush është”, tha Aurela me shakanë e saj që e karakterizon. Ndërkohë që mes lotësh Lindita i thotë se është fansja e saj, duke treguar qartazi se ajo ishte një ditë shumë e veçantë për të, që vështirë ta harrojë. Momente të tilla të veçanta priten të shoqërohen çdo puntatë të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.