Spektakël golash dhe përmbysje rezultati. Real ii Madridid ka marrë një fitore të vështirë përballë Real Betis, në fushën e kësaj të fundit.
“Los Blancos” duhet t’i fallen talentit Marco Asensio që me një dygolësh ndihmoi ekipin të marrë fitoren 3-5.
Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, Marco Asensio shënoi për 1-0 në minutën e 11’të. Por vendasit përmbysën gjithçka në pak minuta, Aissa Mandi 33’ dhe Nacho Fernandez autogol 37’ realizuan për rezultatin e pjesës së parë 2-1.
Në pjesën e dytë, Reali luajti një sfidë krejtësisht ndryshe. Sergio Ramos barazoi, sërish Asensio dhe Cristiano Ronaldo përmbysën rezultatin.
Kjo nuk i demoralizoi vendasit që sulmuan deri në fund dhe arritën të shënojnë edhe një gol me Sergio Leon në minutën e 85’të për rezultatin 4-3. Por Karim Benzema vulosi çdo që për Realin në minutat e fundit të lojës për rezultatin përfundimtar 3-5.
Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe në vendi e katërt, 17 pikë më pak se Barcelona.