Kronikë

Kush janë 4 biznesmenët e mashtruar nga stomatologia

13:49 - 28.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Doçi, Bledi Tafai, Bledar Pulahaj dhe Idlir Hoxha. Këta janë të paktën 4 biznesmenët që janë mashtruar nga stomatologia Olesia Duka, e cila ka dalë këtë të mërkurë para togave të zeza.  Emrat i ka nxjerrë prokurori i çështjes Madrid Kullolli.




E pranishme në seancën gjyqësore 38-vjeçarja mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa deklaroi se nëse do të donte mund të siguronte edhe 9 mln euro dhe jo 900 mijë euro. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t’i gjej dhe t’i rregulloj punët”, deklaroi ajo.

Plot 2 milionë euro, kaq është dëmi që stomatologia 38-vjeçare Olesia Duka, iu ka shkaktuar “viktimave” të saj. Nga hetimet prokuroria deri tani ka sekuestruat katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të 38-vjeçares.

Po ashtu hetimet janë në vazhdim për bashkëpunëtorët e saj. Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale, thotë policia, ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro.
Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike.
Nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.