Gruaja e 26-vjeçarit i cili vrau nënën dhe djalin e tij, tha se jetojnë në kushte të vështira bashkë me dy fëmijët 4 dhe 3 vjeç. Entela Pirjasi shprehet se nuk kishte asnjë dyshim për lidhjen e burrit të saj me Hysnien.
Ndërsa fqinëjt e Kasëm Pirjasit kanë deklaruar se 26-vjeçari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Sipas tyre ai ishte dhëndër në këtë zonë dhe kishte ardhur nga Erseka.
Ata kanë deklaruar për mediat se autori dhe Hysnie Hoxhallari, e cila në vajzëri mbante mbiemrin Rama njiheshin më përpara.
“Kishte ardhur nga Skrapari dhe prej 5 vitesh ishte banor i Strumit. Nuk njihej si djale problematike. Edhe Hysnia ishte nga Strumi. Dy familjet kishin te benin me njëra-tjetrën. Vjehrri i Kasem Pirjasit ishte djal daje me babain e Hysnies”, thanë fqinjët.