![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 60-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e grabitjes nga dy persona, të cilët i kanë marr me forcë motorin, ku gjithashtu ndodhej dhe një çantë me një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”, policia ka bërë të mundur gjetjen e motorit pak momente më vonë, por në të nuk ndodhej çanta me para.
Dyshohet se autorët qëndrojnë të fshehur në zonën ku u gjete motori, policia po punon për identifikimin dhe kapje e tyre.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.03.2018, rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”, dy persona të paidentifikuar, me forcë i kanë marrë shtetasit A.T vjeç 60 motorin, brenda të cilit kishte një çantë dore me një shumë lekësh. Pak minuta më vonë Policia ka gjetur motorin e braktisur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.